img

Ftesa per oferta per furnizim me pako
ushqimore/higjienike

Ftesa per oferta per furnizim me pako ushqimore/higjienike

Ftesa per oferta per furnizim me pako ushqimore/higjienike

Ftesë për ofertë

Emërtimi i kontratës: Furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike

Balkan Sunflowers Kosova është duke zbatuar projektin “Ofrimin i ndihmave personave më të rrezikuar nga radhët e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, të prekur nga virusi COVID-19”, dhe ka për synim që të kontribuojë në përmirësimin e pozitës së komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në situatën e krijuar si shkak i pandemisë së krijuar me COVID19. Projekti përkrahet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit të Kosovës, dhe një pjesë e grantit është paraparë të përdoret për blerje të furnizimeve ushqimore/higjienike për t’iu përgjigjur nevojave të menjëhershme të komuniteteve.

Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi si në vijim:

Furnizimi parashihet të përmbajë 255 pako ushqimore/higjienike sipas listës së përcaktuar nga BSFK, të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për familjet e komuniteteve në 4 komuna të Kosovës për të përballuar situatën e krijuar në gjendje pandemie.

Ofertuesit e interesuar janë të ftuar të aplikojnë me ofertat e tyre duke plotësuar ofertën “Aneks 1”, ku është i cekur specifikimi i hollësishëm i materialeve dhe informata tjera.

Përshkrimin e detajuar të kushteve dhe informatat relevante per kritere mund ti gjeni ne website të Balkan Sunflowers: www.balkansunflowers.org

Për më shumë informata ju lutem shikoni dokumentin “Informata prokurim_pakot ushqimore dhe higjienike”.

Me nderime,

Balkan Sunflowers Kosova